09 Gusht 2020

ORCA paraqet profesorët dhe asistentët që gjenden në listat e partive politike

Prishtinë, 2 tetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon sot një aksion të ku do të paraqiten emrat e profesorëve dhe asistentëve që gjenden në listat e partive politike, si kandidat për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Aksioni do të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Universitetet publike në Kosovë janë bërë strehë e militantëve të partive politike sidomos atyre që kanë qenë deri tash në pushtet.

Politizimi i Universitetëve bën që të ketë mësimdhënie jo e rregullt, personel të pakualifikuar, mospërputhje të programeve studimore me tregun e punës, mungesë të mekanizmave efektiv për sigurimin e cilësisë, plagjiatura e punimeve të diplomave, etj.

Universitet publike janë parë nga elitat politike si burim i rekrutimit për aktivistët dhe si një makinë efikase për të marrë diploma akademike për të ngritur statusin shoqëror, për të siguruar pensione jetësore pas veprimtarisë politike dhe si mundësi për të përmirësuar rezultatet zgjedhore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)