23 Tetor 2020

ORCA dënon tendencat e ndërhyrjeve në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 5 tetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është shprehur e shqetësuar me manovrat e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili nuk ka aprovuar prorektorët e propozuar nga rektori Naser Sahiti.

ORCA rikujton se rektori i ri është zgjedhur në një proces të monitoruar nga shoqëria civile dhe i cili është shënuar pa asnjë vërejtje.

Në mbledhjen e së enjtes (1 tetor 2020) kur ishte paraparë të aprovohet propozimi i rektorit për prorektorë, Këshilli Drejtues ka miratuar vetëm një prorektor, profesor Mimoza Ibrani, ndërkaq pa asnjë arsyetim ka shtyrë votimin për propozimet tjera të rektorit.

Këtë veprim ORCA e sheh si tentativë për ndërhyrje në menaxhment të UP-së nga ana e Këshillit Drejtues dhe Ministrit të Arsimit përmes përfaqësuesve të tij në Këshillin Drejtues dhe kjo përbën shkeljen e ndarjes së pushteteve në UP mes Këshillit Drejtues, Rrektoratit dhe Senatit.

ORCA beson se në parim është e drejtë e rektorit të zgjedhë ekipin e tij siç edhe do të jetë përgjegjësi e tij performanca e tyre. ORCA pret nga Këshilli Drejtues që refuzimin e mundshëm të ndonjë propozimi ta justifikojë dhe ta paraqesë para publikut për ta njohur atë me mangësitë akademike apo etike të prorektorëve të refuzuar.

Ndërkohë, ORCA thekson se të gjithë prorektorët e propozuar nga rektori Naser Sahiti i justifikojnë titujt akademik për sa i përket numrit të punimeve shkencore të nevojshme për titujt përkatës akademikë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2020

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së në, kati i parë, ora 10:00) 

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviziton ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit; Blerim Kuçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Në kuadër të përmbylljes së “Javës  Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, ministri i MPMS-së, Skender Reçica viziton fabrikën “NewCo Ferronikeli”. (Drenas, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e “Memorialit të Komandant Drinit - Ekrem Rexha. (Tek parku përballë Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Zëvendës kryesuesin e Bordit të Agjencisë së Privatizimit, Naser Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ish Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pritet me një ceremoni zyrtare kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. (Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, ora 14:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbajnë konferencë për media. (Konferenca do të përcillet online, ora 15:05)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon bisedën “Off the record: Gjendja e hapësirave të braktisura”. (Kino Armata, ora 15:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës në Shkup, ora 15:35)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit në Shkup, ora 16:10)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit në Shkup, ora 16:35)

- Nënshkruhet MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të SHBA-ve. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:15)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Udhëheqësit e partive politike si Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa,  Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaqi nga PDSH. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:40)