27 Prill 2024

Ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës,  me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)