26 Prill 2024

Nënshkruhen diplomat e para për studentët e UKZ-së

Prishtinë, 29 dhjetor - Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan bashkë më Dekanët e njësive akademik, kanë nënshkruar diplomat e para për studentët të cilët kanë përfunduar  studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridk, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Me këtë rast Rektori Kosumi e ka vlerësuar ditë historike për Universitetin “Kadri Zeka” nënshkrimin e diplomave të para.

Ai ka thënë se, shpreson që këto kuadro të reja të studentëve të UKZ-së  që janë nga Anamorava e deri tek Lugina e Preshevës, Medvexhës e Bujanocit, kanë me pas ndikim në jetën akademike, ekonomike e shoqërore të kësaj ane, sepse sipas tij, ata tashmë janë të përgatitur profesionalisht për tregun e punës.

Rektori Bajram Kosumi ka thënë se  Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të punojë e të përgatisë kuadro që në të ardhmen të nxjerrim të diplomuar edhe në studimet Master.

Në këtë organizim, përpos Rektorit, Prorektorëve dhe Dekanëve,  ka marrë pjesë edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të UKZ-së, Akademik Fejzullah Krasniqi.

Ndryshe, që nga themelimi në vitin 2013, e deri më tani, ne Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, kanë diplomuar rreth 300 studentë  të studimeve baçelor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)