19 Mars 2024

MPJ përkrah konferencën e akademikëve dhe teologëve

Prishtinë, 15 maj - Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)  në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe me përkrahje financiare nga Fondacioni Tony Blair dhe Ambasada e Norvegjisë, organizon një konferencë shkencore mbi fenë dhe politikën në rajon.

Konferenca do të mbledhë akademikë dhe teologë të njohur botërorë për të diskutuar legatën fetare dhe traditën në Ballkan si dhe impaktin që ka feja në formësimin e diskursit politik në rajon.

Gjatë konferencës dyditore që fillon sot, akademikë dhe mysafirë, përfshi zëvendës myftiun e Indonezisë, Muhyidin Junaidi, përfaqësuesi i shoqatës Shën Exhidio nga Vatikani, profesori Andras Riedlemayer nga Harvard, profesori Ivo Banac nga Yale, profesori Zef Mirdita nga Zagrebi, përfaqësues të tri feve në Kosovë dhe dhjetëra të tjerë nga mbarë bota do të diskutojnë tri tema të ndryshme që ndërlidhën me përvjetorin që po afrohet të Betejës Milviane dhe legalizimit të Krishterimit në Perandorinë Romake nga ana e perandorit me prejardhje ilire Konstantinit të Madh.

Në konferencë marrin pjesë profesorë nga universitetet Yale, Harvard, Boston, Universiteti i Zagrebit, i Kajros, ndërsa konferenca ka mbledhur edhe fytyra të njohura fetare ekumenike nga Kosova, Indonezia, Rumania, Egjipti, SHBA-të, Britania, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)