15 Gusht 2020

Mësimi rifillon sot

Prishtinë, 20 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) njofton të gjithë nxënësit dhe mësimsdhënësit se mësimi do të rifillojë sot ditë e hënë, 20 shkurt 2012, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

MAShT njofton se mësimi mund të mos fillojë në disa shkolla në zonat rurale, ku Drejtoritë Komunale të Arsimit vlerësojnë se ende nuk ekzistojnë kushtet të zhvillohet mësimi, për shkak të borës së madhe që ka përfshirë ato vende.

Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifkimit të përbashkët të DKA-ve me MAShT-in.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.