26 Prill 2024

Mbahet tubim kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 5 prill -  Sot para rektoratit të Universitetit Publik mbahet një tubim kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".

Tubimi organizohet nga SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA dhe me qëllim adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në UP.

"Shkarkimi i ish-prorektores Pustina-Krasniqi nuk ka qenë kërkesa e vetme e angazhimit tonë, prandaj angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera, vazhdon", theksojnë organizatorët.

Kërkesat e paplotësuara ende janë:

1. Ndryshimi i Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij.

2. Krijimi i Komisionit Hetues me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale.

3. Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)