26 Prill 2024

Mbahet provimi i gjuhës italiane

Prishtinë, 19 qershor - Për herë të parë në Kosovë, Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane “Dante”, organizon sot provimin  Certificato di Conoscenza della Lingua Italiana (CELI).

Qendra Dante përmes Global Input është seli zyrtare e provimeve CELI të Universitetit për të Huaj të Perugia-s.

“Kjo certifikatë  është  titull që deklaron kompetencat dhe  aftësitë në gjuhën italiane si gjuhë e huaj”, thuhet në një njoftim të kësaj qendre.

Këto provime artikulohen në 6 nivele sipas modelit të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referimit për gjuhët, nga  CELI  Përqasje-A1, CELI  1-A1 deri tek CELI 5- C2.

Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe e Shkencës njeh CELI 3 si çertifikatë të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane e nevojshme kjo, për t’u regjistruar në Universitet në Itali brenda kontingjentit që secili Universitet përcakton për studentët e huaj.

CELI 4 dhe CELI 5 njihen gjithashtu si çertifikata të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane në kushte të barabarta me studentët italianë.

CELI është një ndër certifikimet kyce për aplikim në institucione shkollimi dhe punësimi në Itali.

Organizmi i provimit të gjuhës italiane në Prishtinë është akredituar nga Ministria e Punës së Jashtme, dhe Ministria e Arsimit të Italisë.

Provimi do të organizohet sot, në Qendrën e gjuhës dhe kulturës italiane “Dante” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)