06 Gusht 2020

Mbahet Panairi i Karrierës në Universitetin e Prizrenit

Prizren, 27 nëntor - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën është mbajtur Panairi i Katërt i Karrierës, i bashkë organizuar me organizatën gjermaneve GIZ, ku kanë marr pjesë dhjetëra kompani nga Prizreni, rajoni dhe i gjithë vendi.

Rektori i UPZ, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj bëri hapjen e punimeve të panairit dhe falënderoi përfaqësuesit e GIZ, punëdhënësit për bashkëpunimin në organizimin e këtij panairi shumë i rëndëisishëm për studentet e këtij universiteti.

Ai theksoi se në të gjitha programet e UPZ dalin kuadro shumë të përgatitur për tregun e punës.

Ai shtoi se ngjarje të tilla do të organizohen çdo vjet në UPZ. Ndërkaq, Rektori Temaj falënderoi koordinatoren e këtij panairi nga UPZ, Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan e cila ka kryer një punë të mrekullueshme që gjithçka të shkoi mirë.

Kreshnik Basha, nga GIZ theksoi se kjo organizatë me mbështetjen e qeverisë gjermane ka për synim që t’i ofrojë studentët dhe punëdhënësit .

Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, prorektor në UPZ, i falënderoi të gjithë që kanë kontribuar, GiZ, kompanitë, studentët, dekanin e fakultetit Ekonomik z. Kuka dhe në veçanti prof. Kervan për kontributin e dhënë që gjithçka të shkojë mirë.

Kjo ngjarje ishte  një mundësi e mirë ndërveprimi midis universitetit dhe punëdhënëseve të profileve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)