19 Mars 2024

MAShT shënoi Ditën e Vajzave

Prishtinë, 26 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me një sërë aktivitetesh të organizuara nga  Njësia e të Drejtave të Njeriut, ka shënuar  Ditën e Vajzave. MAShT  sivjet  këtë aktivitet e ka organizuar  vetëm,  ndërkohë që më herët ky aktivitet është zhvilluar me ndihmën e GTZ së.

Dita e Vajzave ka për qëllim që nxënëset të njihen më mirë me mundësitë e zhvillimit profesional në ato fusha, të cilat rrallë ndiqen nga femrat apo kryesisht konsiderohen si profesione të meshkujve . Arsyeja pse është marrë kjo iniciativë është fakti që jo vetëm në Kosovë, por në shumë vende, nxënëset femra në masë të madhe janë të kualifikuara, por tregojnë pak interesim për profesionet e ashtuquajtura tipike për meshkuj.

Drita Kadriu, këshilltare e ministrit të arsimit Ramë Buja, në një prononcim të shkurtër për media ndër tjera tha se ky është një aktivitet i rëndësishëm  për arsye se inkurajojmë vajzat edhe për profesione të ndryshme dhe se  në këto rrethana të shohin mundësitë e përzgjedhjes së profesionit të tyre të ardhshëm.

“Me këtë aktivitet ne duam të thyejmë këto stereotipie dhe natyrisht vajzat duke parë profesione të ndryshme  të ndërtojnë karrierën e tyre por edhe të gjenden në tregun e ri të punës. Këtë  vit për MAShT  është prioritet Arsimi dhe Aftësimi Profesional ndërsa gjatë ditës së sotme  gjatë vizitës së shkollave të mesme profesionale ,vajzat kanë pas mundësinë të shohin se si zhvillohet mësimi në shkolla të tilla , cilat janë kompetencat apo shkathtësitë që ato mund ti fitojnë në këto shkolla” tha znj Kadriu.

Ndryshe, rreth 25 vajza të shkollave të ndryshme, kanë vizituar  disa  shkolla të mesme të larta profesionale në Prishtinë,  për t`u njohur nga afër me punën edukativo-arsimore dhe perspektivën profesionale që e kanë nxënësit që marrin shërbime edukativo-arsimore dhe praktike brenda këtyre shkollave.

Vizitat e organizuara nga MAShT, janë realizuar kryesisht në komunën e Prishtinës, përkatësisht në  shkollat : Shkolla e Mesme Ekonomike  “ Hoxhë Kadri Prishtina”, shkolla profesionale  “ Shtjefën Gjeqovit”, Shkolla e  Bujqësisë  “ Abdyl Frashëri dhe shkolla e Mesme Teknike , “Gjin Gazuli”, në Prishtinë

Për nxënëset pjesëmarrëse në këtë aktivitet MAShT ka ndarë disa dhurata modeste 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)