12 Nëntor 2019

MASHT e angazhuar për një arsim cilësor

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në konferencën “Gjithëpërfshirja në arsim për të gjithë fëmijët“, në të cilën ishte i pranishëm edhe z. Murat Sahin, udhëheqës i UNICEF-it në Kosovë, ku veç tjerash, u fol për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në arsim, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe nevojën e vetëdijesimit të të gjithë akterëve në këtë aspekt.

Ministri Bytyqi foli për angazhimet e MAShT për një arsim cilësor, si dhe sfidat dhe rëndësinë e edukimit e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë sonë.

Ministri Bytyqi theksoi se, duke iu referuar modelit social, politikat arsimore janë orientuar drejt arsimit gjithëpërfshirës, ku përfshirja nuk shihet vetëm si një tregim nëpër shkolla, por një përvojë e veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe reformim dhe bashkëpunim i gjithë shoqërisë në ndihmë të kësaj kategorie.

“Ne jemi të përkushtuar që, jo vetëm të ndërtojmë politika, por t’i zbatojmë ato në praktikë dhe kjo kategori e veçantë ta ndjejë rëndësinë e këtyre politikave në edukimin e tyre çdo ditë ”, tha ministri Bytyqi.

Më tej, Ministri theksoi se jemi të vetëdijshëm për sfidat që ka ky komunitet, të cilat nuk janë të lehta pasi që ka shumë barriera për të zhvilluar mundësitë për kushte të barabarta për këtë kategori. Por, ai tha se tash është dëshmuar që arsimi ka thyer çdo barrierë dhe për këtë jemi të përkushtuar si Ministri dhe në bashkëpunim me partnerët tanë, që çdo barrierë e cila krijohet për personat me nevoja të veçanta ta thyejmë e të krijojmë kushte të barabarta për të gjithë.

Ministri Bytyqi ka falënderuar UNICEF-in dhe të gjithë partnerët tjerë në arsim, që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, e në veçanti arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)