06 Prill 2020

MASHT do të kryejë obligimet, që projekti KESIP të përmbyllet me sukses

Prishtinë, 20 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami priti në takim shefin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marko Mantovanelli.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mbështetjen që po i jep sektorit të arsimit Banka Botërore, në veçanti për projektin KESIP (Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë).

Ministrja Bajrami pranoi urimet për detyrën e re, ndërsa u informua nga shefi i BB për Kosovë më detajisht rreth projektit, i cili deri më tani ka pasur edhe sfida gjatë realizimit të qëllimeve.

Ministrja e Arsimit falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës në të gjithë sektorët, e veçanërisht sektorit të arsimit, ndërsa theksoi nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme të këtij institucioni.

Ajo shprehu gatishmërinë që Ministria të kryejë detyrat dhe obligimet e veta në kohën e duhur, në mënyrë që projekti KESIP të përmbyllet me sukses. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)