10 Gusht 2020

MAShT dhe SBAShK angazhohen për Kontratë Kolektive

Prishtinë, 12 korrik - Komisionet e përbashkëta të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , dhe të SBAShK-ut, në  një takim të mbajtur sot,  biseduan për modalitetet e zbatimit  të Kontratës Kolektive,  e cila përbën  mbrojtjen e  interesave të të gjithë  punëtorëve arsimorë. 

Me këtë rast , komisioni i  MAShT  vlerësoi se dokumenti i propozuar nga komisioni i SBAShK-ut  duhet  të shqyrtohet edhe njëherë dhe të plotësohet aty kë është e nevojshme.

Përfaqësuesit e  komisioneve  përkatëse  u dakorduan për  mbajtjen e takimeve të përbashkëta  me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Punës  e të Mirëqenies  Sociale , me qëllim të hartimit të një dokumenti  më të kompletuar dhe të pranueshëm karrshi nevojave dhe mundësive buxhetore që aktualisht ka Kosova.

 Në këtë takim u fol  edhe për  çështje të licencimit të mësimdhënësve, përfshirjen e të gjitha komponentëve   që e bëjnë të mundshëm vlerësimin sa më real dhe licencimin e merituar të mësimdhënësve.

U bisedua edhe për  çështje tjera siç është ruajtja e vendit të punës për punëtorët me gjendje shëndetësore jo të mirë si dhe mësimdhënësve të cilët përkohësisht angazhohen në detyrën e drejtorit të shkollës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)