05 Mars 2021

MASH-i dhe SBASHK-u arrijnë pajtueshmëri rreth Kontratës Kolektive

Prishtinë, 22 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti, pas një takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të kryesuar nga Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se janë dakorduar për të gjitha çështjet në kuadër të Kontratës Kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore të asaj kontrate, lidhur me themelimin e marrëdhënies se punës, avancimin, kriteret e punësimit, mënyrën e funksionimit, të drejtat e mësimdhënësve, saktësimin për kohën e punës dhe çështje të tjera me rëndësi, që derivojnë edhe nga Ligji i Punës.

“Falënderoj SBASHK-un për gatishmërinë e tyre që të bisedojmë dhe të kenë mirëkuptimin e nevojshëm për të arritur dakordim në disa aspekte që janë të ndjeshme të Kontratës Kolektive dhe që kanë implikime financiare për buxhetin e vendit”, tha kryeministri Hoti, duke sqaruar se kjo kontratë sot do të nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.

Kryeministri Hoti tha se, me përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar që të punësuarve në arsimin para universitar t’u paguhet paga e 13-të duke filluar nga vitit 2023, bazuar në performancën e tyre.

“Kemi saktësuar po ashtu pagesën e shujtës ditore për mësimdhënësit dhe shpenzimet e transportit”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, theksoi po ashtu se janë dakorduar që për shkak të orëve të shtuara të arsimtarëve, si pasojë e pandemisë, zbatimit të modaliteteve të ndryshme të arsimit, arsimtarëve t’u paguhen dy shtesa në pagë, njëra në fund të muajit shkurt dhe tjetra në fund të majit, në mënyrë lineare për të gjithë, në përputhje me mundësitë buxhetore.


 


 

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Mars 2021  - Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së". (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 9:45)

- Komuna e Prizrenit do te mbajë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit e Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kuvendi komunal i Pejës  mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “Heras Plus”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila mbahet për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur  kunderligjshëm ' Romani Iniciativa". (PZAP, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të behët prezentimi i planit te renovimit te soliterave në lagjen "Ulpiana". (Ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara lanson kampanjën “bashkë kundër covid-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Selia e gjykatës në Hagë, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kazerma ''Adem Jashari'' të FSK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrin pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turniri në futsall. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)