19 Janar 2018

Lansohet projekti e-arsimi.com, i pari në Kosovë

Gjilan,  14 nëntor – Pas programit Biblioteka Ime dhe e e-Shëndetësia, Komuna e Gjilanit ka bërë sot promovimin e projektit më të ri inovativ e-arsimi.com, që është i pari në nivel Republike.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes këtij projekti po integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore dhe ky është një hap tutje drejt rritjes së transparencës.

“Falë departamentit të Teknologjisë Informative, ne sot po e bëjmë promomovimin e projektit e-arsimi, ku integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore, përfshirë nxënësit, profesorët, kartelat, dosjet etj. Përveç tyre, në këtë program do të kenë qasje edhe prindërit, duke e parë vijueshmërinë e fëmijëve e suksesin e tyre. E falënderoj ekspertin e IT, Gazmend Jakupin për realizimin e këtyre programeve dhe jemi me fat që e kemi pjesë të ekipit”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka paralajmëruar realizimin e programit e-Komuna dhe organizimin një konference të madhe në Gjilan.

Menaxheri i zyrës së IT në Komunë, Gazmend Jakupi, ka thënë se ky është një aplikacion i shpejt, profesional dhe lehtë i qasshëm, përmes të cilit rritet transparenca.

“e-arsimi.com është një databazë e madhe e shënimeve për të gjitha institucionet e arsimit, brenda së cilës të gjithë mund ta shohin numrin e nxënësve, profilin e arsimtarëve etj. Është aplikacion i shpejt dhe profesional dhe risia është që në këtë projekt është edhe grafikoni dhe harta e shkollave”, tha Jakupi.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bardhyl Syla, tha se ky është një projekt që ofron një qasje transparente për qytetarët, për të marrë informacione të lloj-llojshme për personelin, ligjërimit, lëndëve etj.​​

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Janar 2018

- Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Koalicionin e OJQ-së për Integritet dhe Transparencë në Universitet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të mbajë konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori ContourGlobal për projektin e TC Kosova e Re. (Mjediset e MZHE-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të inicohet procedura për Auditimin e raporteve financiare të Subjekteve Politike, për vitin 2017, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  sallën N 303, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet raporti për gjendjen e mjedisit, i ftuar kryeshefi i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:30

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  do të vizitojë Burgun e Hapur në Smrekonicë. (Fshati Smrekonicë, magjistrala Prishtinë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të takoj zëvendësministrin e Diasporës, Xhavit Zariqi. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 13:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Junikut. (Ndërtesa e Komunës, ora 13:30)

- Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, organizohet tryezë shkencore kushtuar figurës së Skënderbeut në 500-vjetorin e vdekjes, në të cilën pos kryetarit Lutfi Haziri, do të marrin pjesë edhe historianë e njohës së figurës së heroit. (Shkolla “Don Bosko”, në Gjilan, ora 14:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Komunës, ora 15:00)