27 Prill 2024

Kurti: Kosovën po e braktis truri i dijes

Prishtinë, 27 prill - Kyetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë nga Gjilani.

Kurti ka thënë se arsimimi është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë i cili realisht duhet të jetë i lidhur edhe me ekonominë ndërsa në Kosovë ndodhë e kundërta sepse arsimi është i shkëputur nga ekonomia.

Kurti tha se studentët tanë kur të kryejnë fakultetin dhe të marrin diplomën ata edhe gëzohen edhe hidhërohen sepse menjëherë e marrin etiketën e të papunit.

”Këto momente shkaktojnë trauma tek gjeneratat e reja dhe për këtë arsye po na ndodhë ikja e trurit nga Kosova. Studentët e notave 10 po e braktisin Kosovën dhe të njëjtit po e zhvillojnë ekonominë e vendeve të tjera në vend se ata të kontribuonin për shtetin e Kosovës” tha Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)