26 Prill 2024

Kosova përgatitet për vlerësimin ndërkombëtar të PISA 2018

Prishtinë, 25 shkurt - Përgatitjet e nxënësve që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në vlerësimin ndërkombëtar PISA 2018, kanë hyrë në fazën finale.

Në këtë vazhdë nga data 1 e deri më 15 mars është planifikuar të mbahen dy teste provuese në të gjitha shkollat e vendit.

Sipas zyrtarëve të MASHT-it, testet provuese do të shërbejnë si fazë përgatitore për t’u njohur me modelin e  pyetjeve që do të jenë pjesë e testit PISA.

Zyrtari për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Fatmir Elezi, tha për Radio Kosovën se koordinatoret e shkollave se bashku me mësimdhënësit do t’i ushtrojnë nxënësit për mënyrën e mbajtjes se testit PISA, në mënyrë që ata të mos i gjejë të papërgatitur.

“Shkollat e përzgjedhura me nxënësit e përzgjedhur, deri në fund të marsit, duhet t’i kryejnë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit të pisës."

"Koordinatorët e shkollave, në bashkëpunim me mësimdhënësit e lëndëve përkatëse që janë pjesë e testit PISA si: gjuhë, matematikë e shkenca natyrore, do t’i ushtrojnë përgjigjet  bashkërisht me nxënës”, tha ai.

Elezi po ashtu theksoi se gjendja me pajisje teknike, si kompjuterë dhe mjete të tjera të nevojshme, është relativisht e mirë.

"Testi PISA, që këtë vit do të zhvillohet online, nuk do të mbahet në të njëjtën ditë dhe për ketë arsye do të kenë mundësi të furnizohen me kompjuterë edhe ato shkolla që për momentin kanë mungesë", tha Elezi.

“Në terren gjendja është më e mirë se në vitin e kaluar. Koordinatorët e komunave e kanë për detyrë që edhe shkollat që nuk janë pjesë e testit PISA, por kanë pajisje, ato mund të shfrytëzohen si qendra testimi. Gjatë këtij muaji do të bëhen të gjitha përgatitjet. Një përparësi është se testi PISA nuk do të mbahet në të njëjtën ditë në të gjithë Kosovën”, th ai.

224 shkolla do të jenë pjesë e këtij testi që do të mbahet në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe shkenca natyrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)