14 Tetor 2019

KOMF kërkon të respektohet interesi më i mirë i fëmijës në arsim

Prishtinë, 13 qershor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) organizon tryezën me temë “A respektohet interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor”?

Kjo tryezë organizohet për ti dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, nxënësve, prindërve etj, lidhur me atë se a është konsideratë primare interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor, në kuptimin e legjislacionit, politikave, kurrikulës, ndarjes buxhetore për arsim, organizimit të sistemit arsimor, mësimdhënies dhe edukimit, qasjes pedagogjike, cilësisë dhe infrastrukturës.

Kjo do rezultojë me ofrimin e rekomandimeve bazuar në interesin më të mirë të fëmijës.

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë anëtarët e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, përfaqësues nga Këshilli Rinor Kosovar, përfaqësues nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, përfaqësues nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe Mediat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)