04 Gusht 2020

Iniciohet bashkëpunimi në mes të UPZ dhe Parkut të Inovacionit në Prizren

Prizren, 10 janar - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët të premten zhvilloi një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren ku u takua me përfaqësuesin Wolfgang Leidig dhe këshilltarin Muhamed Rexhepi.

Në takim është diskutuar mundësia e arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për konkretizimin e bashkëpunimit  posaçërisht me Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, që është paraparë në Studimin e Fizibilitetit për ITP, pastaj Fakultetin e Ekonomisë dhe fakultetet tjera, si dhe shkollën verore ndërkombëtare dhe Panairin e Karrierës.

Po ashtu që Universiteti të jetë në dispozicion të ITP me shërbimet këshilluese dhe ekspertiza për biznese, industri, institucione dhe organizata të komunitetit që do të vendosen aty. Ndërsa hapësirat e banimit(konviktet) dhe mensa të jetë në dispozicion edhe të studentëve të Universitetit.

Në parim palët u pajtuan që arritja e marrëveshjes është e rëndësishme dhe pas kalimit të procedurave përkatëse të bëhet edhe formalizmit dhe zbatimi i sajë brenda një afati të arsyeshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)