26 Prill 2024

Hapen tri paralele të reja për edukim parafillor nëpër fshatrat e Prishtinës

Prishtinë, 16 gusht - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në vazhdën e punëve dhe detyrave të shumta në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim dhe krijimit të kushteve më të mira në nivelin e arsimit parauniversitar, Drejtoria e Arsimit për vitin e ri shkollor 2017/18, do t’i rrisë kapacitetet për përfshirjen e fëmijëve në edukimin parafillor.

Duke parë rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme: në zhvillimin njohës, fizik, emocional dhe social të tyre, DKA-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete për hapjen e tri paraleleve parafillore në zozat rurale, në shkollat si “Filip Shiroka” në Slivovë, “Teuta” në Grashticë, si dhe “Nënë Tereza” në Teneshdoll.  

Deri tani në nivelin e arsimit parafillor, në Komunën e Prishtinës janë përfshirë mbi 80% të fëmijëve, pa përfshirë fëmijët në institucionet private.

Është duke u punuar në vazhdimësi që në afat sa më të shkurtër të sigurohen kushtet e nevojshme për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në edukimin parafillor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)