31 Mars 2020

Gjermania ndër partnerët më të rëndësishëm të arsimit në Kosovë

Prishtinë, 26 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti shefen  e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Beccky,  përfaqësuesit së bashku me  përfaqësuesit e  GIZ-it dhe të KFW-së , me të cilët bisedoi rreth mbështetjes së  deritashme të Gjermanisë në Kosovë në sektorin e arsimit.

Zonja Beccky i uroi ministres Bajrami detyrën e re, njëherësh shprehu gatishmërinë e Ambasadës  Gjermane që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen për të mirën e arsimit në Kosovë.

Ministrja Bajrami i falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë dhe të GIZ-it për kontributin  e dhënë në zhvillimi e arsimit në Kosovë me projekte të ndryshme, njëherësh tha se është më se e nevojshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, në  mënyrë që të arrijmë synimet tona për të pasur një arsim cilësor.

Më tej, ministrja Bajrami tha se, MAShTI-i do të angazhohet maksimalisht që të implementohen  me sukses programet e deritashme dhe programet e reja të mundshme, duke e cilësuar Gjermaninë si një ndër partnerët më të rëndësishëm të zhvillimit të arsimit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)