26 Prill 2024

GAP duhet t’i kërkojë falje mësimdhënësve të viteve të 90-ta

Prishtinë, 30 maj - Instituti  GAP kishte pasur dy takime pune me përfaqësues të SBASHK-ut lidhur me gjithë çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se ata, edhe përkundër argumenteve të bollshme që morën, dolën publikisht duke organizuar tryezë me deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues të shoqërisë civile dhe me palë të tjera të interesuara me një draftë  analizë , e cila doli të jetë e bazuar në supozime dhe pa argumente të qëndrueshme e me tendencën kundër aprovimit të këtij ligji.

"Në këtë reagim nuk do të ndalemi në draftin e GAP të bazuar në supozime sepse në tryezën e organizuar nga ata përfaqësuesi i SBASHK-ut me argumente e fakte ua hodhi poshtë gjithë pretendimet e tyre negative ndaj ligjit."

"Reagimi  ynë  ndodh me arsye e për një shkak tjetër. GAP  draft analizën me titullin ‘Ndikimi buxhetor i Ligjit për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta”  e mbështjell me kopertinën sikur të ishte ABETARE, gjë që është një veprim i pamatur", thekson Jasharaj.

Aq më shumë në këtë vizatim të kopertinës nxënësi paraqitet me një fytyrë të vrenjtur dhe në vend të buzëqeshjes vetëm sa nuk i ka dalë loti nga dëshpërimi, kurse nga çanta e tij dalin mizat.

Jasharaj thekson me tutje se në po këtë kopertinë të dizajnuar keq nga GAP, në vend të nxënëses, që është në kopertinën e njërës nga abetaret, është vendosur një burrë  barkalec, me buzëqeshje ironike dhe me çantën, e cila nuk ia ka zënë gjithë paratë, por ato kanë nisur t’i dalin nga çanta. Kështu e portretizon mësuesin  e viteve të  90-ta GAP.

Kjo nuk ka të bëj me të vërtetën dhe është fyerje ndaj personalitetit të pishtarëve të dijes.

Njerëzit në GAP sipasj tij nuk e kanë përjetuar kohën e viteve të 90-ta dhe qëndresën sublime të punëtorëve të arsimit shqip të asaj kohe karshi furtunave dhe dhunës së pushtuesit. 

"Mësimdhënësit  në atë kohë kanë punuar me tërë përkushtimin dhe çanta e nxënësit ka qenë me libra e fletore, koka e mbushur me dije e zemra me dashuri për atdheun. Mësuesi në atë kohë nuk ka qenë i veshur si në vizatimin e GAP e as nuk ka pasur çantë."

"Ai në të shumtën e kohës ka punuar pa pagesë po në emër të idealit për atdheun e lirë dhe me vetëdijen se po i shërben dritës kundër errësirës."

"GAP këtë gabimin me kopertinën e bëri, mbase, pa qëllim, por vizatimi doli ofendues dhe prandaj GAP duhet t’u  kërkojë falje publike mësimdhënësve dhe nxënësve të viteve të 90-ta", ka thënë në fund Jasharaj.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)