27 Prill 2024

Fushë Kosova në hall me numrin e madh të nxënësve

Fushë Kosovë, 25 korrik - Komuna e Fushë Kosovës i është përgjigjur shqetësimit të banorëve të Kompleksit 300 lidhur me kundërshtimin e ndërtimit të objektit të ri të shkollës në lagjen e tyre. Kjo përgjigje vjen pas reagimit të djeshëm të Këshillit për Mbrojtjen e të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Komuna e Fushë-Kosovës thotë se po ballafaqohet me një shtim të madh të numrit të nxënësve për çdo fillim të vitit të ri mësimor. Deri më tani vetëm në shkollën “Mihal Grameno” është rritur numri i nxënësve të regjistruar vetëm në klasat e para, për 6 paralele të reja përtej planifikimit.

Komuna thotë se për ndërtimin e Shkollës “Mihal Grameno”, paralele e ndarë – afër “Kompleksit 300”, janë përfillur të gjitha procedurat ligjore.

\"Është më shumë se 1 hektar hapësirë e gjelbëruar tek “Kompleksi 300” ku ata banorë nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë asgjë për ta mirëmbajtur apo për t’u kujdesur. Shkolla ka filluar të ndërtohet sipas standardeve\", thuhet në përgjigjen e Komunës.

Lidhur me dy pikat që kanë përmendur nënshkruesit e peticionit: rreth dëmtimit të ujësjellësit në tri ndërtesat dhe rrezikun nga dëmtimi i kanalizimit, Komuna konsttaon se janë plotësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme dhe se janë gënjeshtra dhe trillime nga ata që kanë kohë të merren me këto punë.

\"Sa për informimin tuaj ju njoftojmë se është edhe një shkollë tjetër e cila ka filluar të ndërtohet që para 6 viteve nga Ministria e Arsimit e cila ende nuk ka përfunduar dhe askush nuk ka bërë asgjë. Kjo është shkolla e tretë që ne e bëjmë për 4 vite\", thuhet në përgjigjen që Komuna u ka drejtuar banorëve përmes KMDLNJ-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)