06 Gusht 2020

Fakulteti Juridik i UKZ-së bëhet anëtare e ELFA-së

Gjilan, 26 dhjetor - Fakulteti Juridik i Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan, nga muaji Janar i vitit 2020, bëhet pjesë e  Asociacionit Evropian te Fakulteteve Juridike (European Laë Faculties Associaton-ELFA).

UKZ këtë konfirmim e ka marrë nga Sekretariati i ELFA-s, në emër të Presidentit të këtij Asociacioni, Prof. Dr. Marek Grzybowski, ku sipas tyre Bordi i Drejtorëve të ELFA-s ka votuar unanimisht për pranimin e Fakultetit Juridik në Asociacionin Evropian të Fakulteteve Juridike (European Laë Faculties Associaton-ELFA).

Anëtarësimi në ELFA nënkupton shumë mundësi në të ardhmen për Fakultetin Juridik të UKZ-së, për personelin e këtij fakulteti e në veçanti për studentët.

Shoqata Evropiane e Fakulteteve të Drejtësisë (ELFA) u themelua për të rritur cilësinë e arsimit juridik në Evropë duke siguruar një platformë për diskutim dhe shkëmbim.

Qëllimi i aktiviteteve të ELFA është të koordinojë procesin e reformimit të arsimit juridik në Evropë, prezantimin e temave të reja, promovimin e bashkëpunimit midis Universiteteve në Evropë dhe përfaqësimin e Fakulteteve Juridike përballë Institucioneve Evropiane, Institucioneve Kombëtare të Arsimit, dhe Avokatëve dhe Shoqatave të Prokurorëve . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)