15 Gusht 2020

Edhe për një vit ju vazhdohen bursat 40 studentëve

Mitrovicë, 16 shkurt - Komuna e Mitrovicës, ua ka zgjatur edhe një vit bursat 40 studentëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ju uroi sukses këtyre studentëve, të cilët janë bursistë të Komunës së Mitrovicës që një vit.

Kryetari i komunës, paralajmëroi se shumë shpejt do të nënshkruhen kontratat edhe me 40 studentë të tjerë, të cilët do të përfitojnë bursa për vitin akademik  2011/1012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.