26 Prill 2024

Bytyqi e Apostolova bisedojn për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit

Prishtinë, 1 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Shyqiri Bytyqi, priti në takim znj. Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit, në veçanti për gjetjet nga raporti i projektit të  BE-së mbi Rishikimin Funksional të kapaciteteve të MAShT. 

Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se që nga fillimi jemi angazhuar maksimalisht  me qëllim që të bëjmë më të mirën e mundshme që të kemi një arsim cilësor në të gjitha nivelet  dhe theksoi se MAShT mbetet e përkushtuar dhe do të vazhdojë me këmbëngulësi që të realizohen plotësisht reformat në arsim.

Ndërsa, sa i përket gjetjeve nga raporti i projektit të KE-së -së mbi rishikimin funksional të kapaciteteve të MAShT, ministri Bytyqi tha se  do të angazhohemi që të përmbushim rekomandimet që dalin nga ky raport.

Në drejtim të kësaj, ministri Bytyqi tha se do të zhvillohen  takime intensive me të gjitha departamentet në MAShT, për çka do të bëjmë një plan veprimi, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit me ekspertë të jashtëm me qëllim të përmirësimit të gjendjes, përmbushjes së rekomandimeve, në funksion të rritjes së efikasitetit  dhe cilësisë.

Nga ana e saj, znj. Apostolova , konfirmoi gjetjet dhe rekomandimet nga raporti mbi Rishikimin Funksional të kapaciteteve të MAShT, njëherësh ofroi bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejme  profesionale aty ku është e nevojshme.

Në këtë takim u fol edhe për aktualitete tjera zhvillimore në arsim, siç është profilizimi i mësimdhënësve nga klasa  I-V-së, si dhe për nevoja e trajnimit të mëtutjeshëm të mësimdhënësve më qëllim të rritjen së cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)