25 Janar 2021

Bursistët nga Skema e Profesionistëve të Rinj punësohen në institucionet shtetërore

Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog mbajtën ceremoninë e dhënies së akt-emërimeve për bursistët nga Skema e Profesionistëve të Rinj.

Me këtë rast, ministri Veliu tha se Projekti i Skemës së Profesionistëve të Rinj është një ndër projektet më të suksesshme të Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të ju uroj mirëseardhje të gjithë bursistëve që sot do të sistemohen në institucionet e përzgjedhura prej tyre, si dhe të uroj që ata të vazhdojnë edhe më tutje karrierën e tyre në shërbimin civil, duke kontribuar për ndërtimin e së ardhmes së ndritur për vendin tonë dhe për integrimin sa më të shpejtë në familjen evropiane”, theksoi ministri Veliu me këtë rast.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti, tha se është i bindur që përmes arsimimit të këtyre të rinjve, do të kontribuohet në përgatitjen e shoqërisë në Kosovës, si në aspektin kulturor, të avancimit të sjelljes në shoqëri por edhe të avancimit të punës së administratës publike, në përputhje me nevojat që ka Kosova në rrugën e vet të integrimit evropian.

Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Tomas Szunyog duke theksuar se ndjen kënaqësi të marrë pjesë në këtë ceremoni, tha se Bashkimi Evropian është zotuar që të bëhen reale reformat e administratës publike, ku administrata shtetërore të ketë njerëz të duhur, të kemi një shërbim civil, transparent, të mirë dhe se ky shans është shumë i mirë për të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në vendet e BE-së.

Përmes këtij Projekti janë përkrahur më shumë se 300 të rinj nga Kosova që të kryejnë studimet pasuniversitare në vendet e Bashkimit Evropian, dhe si kusht të punojnë për së paku 3 vite në administratën publike të Republikës së Kosovës.

Ky projekt do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen ku janë planifikuar së paku 3 raunde dhe gjithashtu aplikimi për fondet e IPA III.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)