26 Prill 2024

BSPK përkrahë protestën e ardhshme të paralajmëruar nga SBASHK-u

Prishtinë, 7 shtator - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e arsimit dhe protestën e paralajmëruar të SBASHK-ut për dt. 08.09.2018, përmes së cilës  do t’i shprehin pakënaqësitë e punëtoreve të sistemit arsimor lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglisten e Ligjit për paga.

Në këtë mbledhje të Kryesisë Ekzekutive njëzëri u vendos që të përkrahet protesta dhe cilido hap i ardhshëm që do ta ndërmerr SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sipas tyre sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe qeveria jonë duhet ta trajtoj në menynë sa me meritore.

BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësoj këto lëshime duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u.

Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shpreh edhe njëherë përkrahjen për protestën e ardhshme të paralajmëruar nga SBASHK-u dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të arsimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)