14 Tetor 2019

Bëhet shpërndarja e certifikatave për 200 pjesëmarrës në aftësimin profesional

Prishtinë, 8 tetor - Projekti “Rinia, punësimi dhe aftësimi profesional” përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon konferencën me temë “Arsimi dhe Aftësimi Profesional”.

Pas hapjes së konferencës do të mbahet një panel diskutimi dhe do të bëhet shpërndarja e certifikatave për 200 pjesëmarrësit e kualifikuar si trajnerë brenda kompanive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)