31 Mars 2020

BE dhe komuna e Prishtinës do ta përurojnë çerdhen në Kalabri

Prishtinë, 27 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen e re "Cicerimat" në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Projekti i BE-së në vlerë të 638,830.43 eurove ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së arsimit me theks të veçantë në arsimin parashkollor.

Komuna e Prishtinës do t'i sigurojë orenditë për çerdhen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)