23 Shtator 2020

AKA akrediton Programin e Studimit Matematikë Arsimore në UKZ

Prishtinë, 16 korrik - Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka akredituar Programin e Studimit Matematikë Arsimore të Fakultetit të Ri, të Shkencave Aplikative.

Tani Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan iu shtua edhe një Njësi e Re Akademike, Fakulteti i Shkencave Aplikative.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka thënë se me këtë Fakultet dhe Program të ri synojmë që të përmbushim mungesën arsimtarëve të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme ne Kosovë.

Kështu, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA),  me datë 18 Qershor dhe 15 Korrik mbajti mbledhjet e saj nr. 73 dhe 74.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan Raportet Finale për nivelin Institucional dhe atë të Programeve të Studimit, të hartuara nga panelet e ekspertëve ndërkombëtar. Mbi këtë bazë KShC i AKA-së mori vendimet mbi akreditimin e IAL-ve dhe programeve të tyre të studimit.

Për të parë listën me vendime për akreditim apo mos akreditim të programeve të studimit klikoni në këtë vegzë: http://www.akreditimi-ks.org/new/index.php/sq/homepage-2/98-kaa-articles-2/lajmet/401-njoftim16072019
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)