03 Mars 2021

Afati i dytë i testi te maturës do të mbahet për 10 tetor

Prishtinë, 8 shtator - Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) ka mbajtur sot takimin e radhës ku është diskutuar për afatin e dytë të Maturës Shetërore 2020 dhe është vendosur që data 10 tetor 2020 të jetë dita e mbajtjes së Testit të Maturës për afatin e dytë.

Kryetari i KShM, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020.

Ai ka theksuar se, më pas, nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit.

Në afatin e parë të Maturës Shetërore, testin e kanë kaluar 17.105 nxënës nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në test, ndërsa për 8.257 maturantë mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)