26 Prill 2024

5 studentë nga Kosova përfitojnë bursë për në SHBA  

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila nënshkroi kontrata me 5 student, të cilët janë përfitues të programit të ndërmarrësisë në New Hempshire të SHBA-së.

Ministrja Kusari – Lila tha se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e ndërmarrësisë: “Këta studentë do të mësojnë nga praktikat më të mira për fillimin e një biznesi, i cili do ti kontribuoj zhvillimit të ndërmarrësisë.\"

\"Unë shpresoj që me kthimin tuaj në Kosovë, do të keni ndikim edhe tek kolegët tjerë tuaj që të inkurajoni sa më tepër të rijnë të marrin guximin dhe përgjegjësinë për të hap dhe për të zhvilluar biznesin e tyre” – tha ajo e cila theksoi se ndërmarrësit do ta kenë çdoherë mbështetjen e MTI-së.
Kjo iniciativë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është bërë e mundur në bashkëpunim me Kolegjin Dartmouth dhe Institutin Ballkanik ku 5 student apo ndërmarrës nga Kosova do të kenë rastin ideal për të mësuar se si të bëhet ideja e biznesit realitet. Kursi do të nis në Janar të vitit 2013.

Kriteret që kandidatët është dashur ti plotësojnë janë: të jenë të paktën në vitin e fundit të studimeve Bacelor në sferën e menaxhmentit  apo ndërmarrësisë. Por, nuk kanë qenë të përjashtuar ndërmarrësit të cilët nuk janë student. Aplikantët është dashur të prezantojnë një ide, e cila do të realizohet me kthimin e tyre në Kosovë.

Në mars të vitit 2013, kur kandidatët të kthehen nga SHBA-të, do ta kenë derën e hapur në Qendrën Inovative në Gjakovë, ku do të fillojnë biznesin e tyre.

Kjo qendër ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik, uljen e papunësisë dhe në veçanti përkrahjen e bizneseve fillestare.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbetet e përkushtuar për të përkrahur sektorin privat në Kosovë


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)