14 Gusht 2020

31 profesorë në Universitetin e Prizrenit nuk kanë asnjë punim shkencor

Prizren, 28 shkurt - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka bërë të ditur se 31 profesorë apo 55 për qind e tyre në Universitetin e Prizrenit nuk kanë asnjë punim shkencor si dhe 64% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë.

ORCA thekson se profesorët në këtë universitet kanë publikuar 55 punime në revista kredibile, ndërsa kanë botuar 120 punime në revista të dyshimta.

Këto dhe shumë të dhëna të tjera të detajuara, ORCA i ka publikuar në tryezën e mbajtur për raportin “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Prizrenit”.

Rezultatet u publikuan në prani të rektorit, prorektorëve, dekanëve, prodekanëve, si dhe profesorëve të tjerë. Shumica e pjesëmarrësve u pajtuan që të gjeturat nga hulumtimi janë shqetësuese dhe se mungesa e Integritetit Akademik paraqet një problem serioz në të cilën duhet të intervenohet menjëherë.

Gjatë diskutimit u evidentua gatishmëri nga stafi dhe menaxhmenti i universitetit për të rritur publikimin shkencor në revista kredibile dhe për t’iu shmangur publikimeve në revista të dyshimta. Për më tepër, përfaqësuesit e stafit akademik u zotuan se do t’i përditësojnë CV-të dhe do t’i heqin publikimet në revista të dyshimta.

Megjithatë, ORCA theksoi një dukuri pozitive për faktin se ndonëse profesorët e Universitetit të Prizrenit kanë publikuar shumë punime në revista të dyshimta, gjatë viteve 2018 dhe 2019 ka rënie drastike të publikimeve në revista të tilla.

Përmes QAINT do të vazhdohet mbështetja e universiteteve publike në ngritjen e cilësisë, transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa ORCA do të vazhdojë monitorimin këtyre universiteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)