21 Shkurt 2018

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë

Tiranë, 23 prill - Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi deri në muajin Mars 2017, ka arritur në mbi 66 mijë, 41 mijë më shumë se një vit më parë.
 
Ndërkaq, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale është 238 mijë. 2,2 % prej tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi, duke shënuar një rritje prej 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave, sipas të cilit, 80,7 % kanë hyrë në rrugë tokësore ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 15,0 % dhe 4,3 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, në muajin mars rezulton nga Kosova me 33,4 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 16,5 %, Greqia me 13,7 %, Mali i Zi me 13,1 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shkurt 2018 - Mbahet punëtoria lidhur me kujdesin ndaj kafshëve dhe mënyrën e trajtimit të qenve endacakë. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës. ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në seminarin “Zotimi i politikave dhe përfshirja e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë Kosovare”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Zyra për Qeverisje të mirë në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian organizon seminarin e përbashkët me temën “Zotimi i politikave dhe përfshirja e komuniteteve Rom dhe Ashakli  në shoqërinë Kosovare”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Mbahet takimi per finalizimin e dokumentit programues të zbatimit të Strategjisë së Evropës Juglindore. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën “Dimensioni gjinor i procesit të Integrimit Evropian në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Zbatimi i ligjit për të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe kontributi në zhvillimin e fëmijëve: Sfidat dhe veprimet”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të vizitojë Komunën e Mitrovicës, ku bashkë me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri do të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi”, në lidhje me realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. (Komuna e Mitrovicës, ora 10:00)

- Studentët e drejtimit të Biokimisë do të protestojnë lidhur me moslicencimin nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë, (Para Ministrisë së Shëndetsisë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zhvillimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrthet në parim i Projektligjit për Shërbimet Postare,  Projektligjit për Metrologji, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Në shënimin e Ditës ndërkombëtare e gjuhës amtare do të mbahet debati mbi temën "Përdorimi i gjuhëve në Kosovë". (Qendra Mediale në Cagalavicë, ora 11:00)

- Behët promovimi i librit “Republika në udhëkryq” të autorit Gëzim Selaci* të organizuar nga SHB Logos-A, në Prishtinë. (Fakulteti Filozofik - Universiteti i Prishtinës, Salla 204, ora 13:00)

- Departamenti i Gazetarisë i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës organizon diskutimin me Uta Ibrahimin vajzen e parë shqiptare që pushtoi majën më të lartë në botë, Everestin. (Amfiteatir i Fakultetit Filologjik, ora 13:00)

- GIZ dhe PEN organizojnë “Ceremoninë përmbyllëse të Garës me Tabela të Zeza”. (Sheshin 21, ora 13:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës organizon ngjarjen përmbyllëse për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me shqyrtimin e kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme rend dite shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 16:00)