19 Mars 2024

Sot fillon faza e 2 e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Prishtinë, 19 qershor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor të qytetit të Prishtinës.

Kjoditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, dhe pasi që parashikimetklimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00,sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

19.06.2017 -Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë(Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

20.06.2017 - Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.

21.06.2017 - Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja NIC dhe Kazerma Adem Jashari.

22.06.2017 - Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.

23.06.2017 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.

24.06.2017 - Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh

\"Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që ky aktivitet të jetësa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’imbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, dhe tëkufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi sëpaku për një orë\", thekson komuna.

Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve  për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë ivazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin përnjë dezinsektim sa më efektiv.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)