23 Shtator 2017

Çmimi i ulët zvogëlon interesimin e bujqve të mbjellin grurë

Prishtinë, 7 qershor - Çmimi i ulët grurit dhe sasia e madhe e importit nga vendet e rajonit, ka detyruar prodhuesit bujqësorë në Kosovë t’i zvogëlojnë sipërfaqet e kultivuara me drithëra, thonë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vitin e kaluar rreth 90 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me drithëra, kurse gjatë këtij viti janë rreth 70 mijë hektarë .

“Është një karakteristikë që mund të theksohet këtë vit, se ka më pak grurë të mbjellur në raport më vitin e kaluar. Një gjë e tillë ka ndodhur si rezultat i çmimit të ulët të grurit në treg vitin e kaluar dhe mungesës së kërkesës në treg”.

“Normalisht se çdo kulturë bujqësore, edhe gruri, pasi që është kulturë njëvjeçare, kur nuk ka çmim të mirë në treg dhe ka mungesë të kërkesave, atëherë kjo ndikon deri në masën e zvogëlimit të sipërfaqeve të cilat mbillen”, thotë Cikaqi.

Por anëtarë të Shoqatës së Mullisëve në Kosovë, konsiderojnë se sivjet ka më shumë se 20 mijë hektarë tokë më pak të kultivuar me grurë.

Misin Voci, anëtar i kryesisë në këtë shoqatë, për Radion Evropa e Lirë tregon se ende në Kosovë ka grurë të pa shitur, për shkak se bujqit nuk kanë leverdi ta shesin atë me çmimin aktual në treg.

Çmimi për një kilogram grurë të prodhuar në Kosovë, thotë ai, kushton nga 0.10 deri në 0.14 centë, kurse gruri i importuar nga Serbia shitet nga 0.16 deri në 0.18 centë.

“Çmimi është shumë i ulët, bujku nuk ka leverdi, nuk i mbesin as 100 euro në hektarë nëse kushtet atmosferike janë të volitshme. Ndërsa, nëse moti është i keq, bujku shkon në humbje”.

“Këtë vit, por edhe vitin e kaluar, ka ende grurë të Kosovës, nëpër depo të pa shitur. Me çmimin prej 0.15 centë, bujqit nuk janë të interesuar të shesin”, thotë Voci.

Pavarësisht sipërfaqes së kultivuar, Jusuf Cikaqi, nga Ministria e Bujqësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, thotë se gjendja e grurit është shumë e mirë dhe pritet që të sigurohen deri në 4 mijë kilogramë për një hektarë tokë. Ai thotë se kultura e grurit nuk është dëmtuar nga reshjet e fundit atmosferike.

“Në Kosovë ditëve të fundit ka pasur reshje të mëdha të shiut, vende –vende të shoqëruara edhe me breshër, por kulturën e grurit nuk e kanë dëmtuar reshjet. Eventualisht, aty ku ka pasur breshër, ende nuk i kemi grumbulluar të gjitha informacionet për të ditur se sa sipërfaqe janë dëmtuar nga breshëri”, thotë Cikaqi.

Ai thotë po ashtu se ende nuk dihet sa për qind pritet që Kosova t’i plotësojë nevojat e popullatës për ushqim më grurë.

Fushata e korrje shirjeve në Kosovë, sipas tij, nis në fund të këtij muaji, apo eventualisht në fillim të muajit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2017 - Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. (Stubëll të Epërme të Vitisë, ora 9:00)

- Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF - Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë - Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit - Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies - Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”. (Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Amfiteatri i qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë, ora 11:00)

- Komuna e Pjese do të bëj zbulimi i lapidarit të luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Para objektit të policisë së Kosovës në Pejë, ora 12:00)

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj i organizuar nga nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Pas identifikimit të trupit të pa jetë të Dëshmorit të Kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK - së në Bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajit, organizojn ceremonin e rivarrimit të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë, Skenderaj, ora 15:00)

- Federata e Paqes Universale organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve“. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 15:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban Konferencë për Medie. (Zyrat e LDK-së te Shadërvani në Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi do ta shpalosë programin qeverisës për qytetarët dhe prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi afër zyrave të LDK-së në Mitrovicë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për media ku do të flet për një nga projektet e radhës për Prishtinën. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës mban manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.  (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë prezentë në Ferizaj ku do të merr pjesë në tubimin fushatës për zgjedhjet lokale 2017. (Selia e degës së PDK-së në Ferizaj, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Rakaj të Ferizajt. (Fshati Rakaj, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosë Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel International në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjilanit. (Teatri i Qytetit, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. (Fshati Komogllavë, ora 17:00)

- Gruaja Demokratike në Gjakovë organizon manifestimin solemnë me rastin e prezantimit të kandidateve femra të cilat garojnë në listen për Asamble Komunale në Gjakove nga Partia Demokratike e Kosovës. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 17:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë me qytetarë të Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”, ora 19:00)