26 Prill 2024

Konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore thellojnë krizën ushqimore

Gjenevë, 12 maj - Një raport i ri i Programit Botëror të Ushqimit përforcon idenë se veprimet njerëzore, si dhe thatësirat apo fatkeqësitë natyrore, mund të shkaktojnë pasiguri të ushqimit dhe uri. 

Këta refugjatë sirianë në luginën Bekaa nuk ndodhen këtu vetëm për shkak të dhunës që ka mbërthyer vendin e tyre.

Ata janë aty për të kërkuar ushqim.

\"Për shkak të krizës dhe konflikteve, njerëzve u duhet të lëvizin, të lëvizin për të gjetur ushqim dhe kur nuk gjejnë dot ushqim, ata shkojnë ku të munden. Kjo është arsyeja e migrimit, arsyeja përse njerëzit lëvizin me miliona. Vetëm nga Siria ka mbi 5 milionë njerëz që janë refugjatë pasi janë larguar nga vendi. Afërsisht 6 milionë të tjerë kanë lëvizur brenda vendit – larg nga shtëpitë dhe kundër dëshirës së tyre pasi iu është dashur të shkojnë aty ku ka më shumë siguri dhe ku ka ushqim\", thotë David Beasley me Programin Botëror të Ushqimit.

Një studim i ri i Programit Botëror të Ushqimit mbështet me shifra nocionin se mungesa e ushqimit shkaktuar nga konfliktet, si dhe thatësirat, janë shkaku i lëvizjeve të refugjatëve.

Për çdo një përqind rritje të pasigurisë ushqimore, gati 2 përqind e komunitetit të prekur do të largohet për të kërkuar ushqim diku tjetër....

Dhe çdo vit i një konflikti brenda vendit bën që 0 presje 4 përqind e njerëzve të detyrohen të largohen.

Afrika Lindore, në prag të urisë masive, ka kaluar disa vite thatësirash dhe konflikti.

Vetëm në Sudanin Jugor, 2 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim për ushqim.

\"Shoh vetëm probleme dhe shkatërrime. Ajo që ka mbetur po shkatërrohet nga shirat\", thotë një banor.

Në Republikën e Afrikës Qendrore, Programi Botëror i Ushqimit llogarit se gjysma e popullatës ka nevojë për ndihma ushqimore… por për këtë nuk ka fonde.

\"Deri tani kemi financime vetëm për 7 përqind të ndihmave. Ka një mundësi për Republikën e Afrikës Qendrore. Disa nga njerëzit më të varfër në botë jetojnë në atë vend. 40 përqind e fëmijëve vuajnë nga kequshqimi kronik, që do të thotë se nuk kanë mundësi të ushqehen rregullisht. Ne duhet të investojmë në Republikën e Afrikës Qendrore. Duhet ta bëjmë këtë për nesër dhe për një afat më të gjatë në mënyrë që në një të ardhme detyra jonë të ketë përfunduar\", thotë Denise Brown me Programin Botëror të Ushqimit.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se më shumë se 200 milionë njerëz në mbarë Afrikën nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

/Zëri i Amerikës /

Programi Botëror i Ushqimit thotë se po t’i shtosh kësaj shifre kampet e refugjatëve sirianë dhe në pjesë të tjera të planetit, numri shkon në gati 800 milionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)