21 Maj 2018

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet bujqësore

Prishtinë, 19 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore në Kosovë. Ky projekt është një nga hapat më të mëdhenj për avancimin e mëtutjeshëm të bujqësisë në vend.

Bazuar në këtë marrëveshje IFC-ja do ta këshillojë Ministrinë në zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të sigurimit për bujqësi që është transparent, i qëndrueshëm dhe financiarisht i zbatueshëm, për ta përmirësuar konkurrueshmërinë në tregun gjithnjë e më të integruar të mallrave.

IFC-ja do të ofrojë mbështetje teknike dhe ligjore, duke përfshirë ekspertizën vendore, dhe do ta krijojë kornizën e nevojshme për funksionim efikas.

Përshpejtimi i rritjes dhe adresimi i varfërisë në zonat  rurale kërkojnë politika dhe reforma për ta zhvendosur bujqësinë nga bujqësia për mbijetesë tek bujqësia  intensive dhe e orientuar nga tregu, e që kultivon produkte me vlerë më të lartë.

  MBPZHR  konsideron se sigurimi i prodhimtarisë bujqësore është segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar  si sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues, si dhe për ta forcuar mjedisin e përshtatshëm e për t\'i rritur aftësitë teknike në mënyrë që të ndihmohet sa më tepër që është e mundur në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë prodhimtarinë bujqësore.. Për këtë arsye kjo është edhe një nga prioritetet e larta të Ministrisë.

Një sistem i mirë i sigurimit gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e besimit për sa i përket huadhënies për bujqësi dhe rënien e nivelit të kamatave, e kjo do të ndihmojë padyshim edhe në rritjen e produktivitetit dhe profitabilitetit të fermerëve të Kosovës.

\"Ne po fillojmë për herë të parë zhvillimin dhe implementimin e sistemit të sigurimit të prodhimtarisë bujqësore në vend. Fermerët  kosovarë kanë pësuar humbje të mëdha të shkaktuara nga faktorët klimatikë  dhe rreziqet tjera në prodhimtarinë bujqësore si p.sh. sëmundjet dhe  dëmtuesit.. MBPZHR me përkrahjen e IFC  do ta zhvilloj dhe implementoj sistemin e  sigurimit për prodhimtarinë  bujqësore  për ta mbrojtur punën e fermerëve dhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet e prodhimit ose cilësisë, dhe për ta rritur qasjen në financa në sektorët konkurrues për ta ndihmuar shtytjen e rritjes ekonomike\" tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

\"MBPZHR  planifikon që t\'i subvencionojë një pjesë të kostos për primet e sigurimit për bujqësi, në mënyrë që t\'i bëjë ato  më të përballueshme për fermerët, dhe për t\'i mbrojtur bizneset e tyre bujqësore në rritje.\"

Kjo nismë është duke u drejtuar nga Projekti i Agro-Financimit për Evropën dhe Azinë Qendrore i IFC-së, në partneritet me Ministrinë e Financave e Austrisë dhe Bankën Hungareze Eksport-Import.

\"Bujqësia është punëdhënës kryesor globalisht,\" ka thënë Leah Soroka, Menaxhere e Programit të IFC-së për Agro-Financim për Evropën dhe Azinë Qendrore. \"

Sigurimi për bujqësi ndërton besim për institucionet financiare për sa i përket huadhënies për bujqësi, pasi që bujqit kanë ndërmarrë masa paraprake të sigurisë për ta mbrojtur biznesin e tyre, andaj është komponentë esenciale në rritjen e biznesit bujqësorë dhe forcimin e sektorit financiar. IFC-ja do të ofrojë aftësi teknike dhe trajnime për të krijuar një mjedis të fuqishëm dhe të përshtatshëm, sisteme të forta të te dhënave dhe produkte të sigurimit për t\'i mbrojtur fushat më profitabile, si dhe për ta rritur produktivitetin dhe profitabilitetin në Kosovë.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë. ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora12:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj merr pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)