22 Gusht 2017

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj D.H dhe M.Sh për trafikim me njerëz

Pejë, 19 maj - Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Pejë, kundër të pandehurës D.H. për vepër penale “Trafikimi me njerëz”, nga neni 171 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurit M.Sh. për shkak të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale trafikim me njerëz”, nga neni 171 par. 1 lidhur me nenin 33 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, e pandehura D.H. nga muaji mars 2016 e gjer më 01.03.2017 në një kafiteri në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ka rekrutuar dhe trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme, e cila kishte çrregullime psikike.

E pandehura D.H. e kishte punësuar  kinse si banakiere viktimën, e cila sipas udhëzimeve dhe për llogari të të pandehurës ka kryer shërbime seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët në vazhdimësi  ia siguronte e pandehura, me qëllim që vetës t’i sjell dobi të kundërligjshme materiale.

Ndërsa i pandehuri M.Sh. nga muaj mars 2016 e gjer me dt. 01.03.2017 ka ndihmuar të pandehurën D.H. në kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2017

 - Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi. (Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", ora 8:30)

- Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore organizon homazhe për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet mbledhje Komemorative për ish-Kryeministrin Rexhepi. (Teatrin Kombëtar, ora 12:00)

  - Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi qëndron në shtëpi të të ndjerit. (Suhodoll, ora 13:30)

- Kuvendi Komunal të Mitrovicës organizon homazhe për ish kryeministrin Rexhepi. (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 15:00)

- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol. (Shipol, ora16:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet Ceremonia e varrimit te ish kryeminsitrit Rexhepi. (Shipol, ora 16:30)