26 Prill 2024

AME nis stërvitjen me njësitë për kërkim shpëtim me barka

Prishtinë, 22 prill - Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të bëj stërvitje me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Pjesëmarrës në këtë ushtrim do jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.

Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet sot duke filluar në ora 11:00 dhe do të zgjasë dy ditë. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh, pra aktivitet ditor dhe brenda natës.

Ushtrimi do të mbahet ë Liqenin e Badovcit nesër në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i Ariut Badovc.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)