26 Maj 2018

FMN e vlerëson bashkimin e ATK-së dhe Doganës

Prishtinë, 21 prill - Gjatë vizitës në Uashington të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi u takua me Drejtoreshën e Departamentit për çështje fiskale në Fondit Monetar Ndërkombëtar Adrienne Cheasty, me të cilën bisedoi rreth progresit të projekteve të asistencës teknike, si dhe për ecurinë e tyre.

Në këtë takim në veçanti u diskutua për Projektin e asistencës teknike për mbështetje në procesin e Bashkimit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës, me që rast Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerësoi lartë progresin e arritur në drejtim të përgatitjeve për këtë proces, si dhe në përmirësimet e bëra përgjithësisht me procesin e administrimit të tatimeve.

Gjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe për asistencat e tjera teknike, duke përfshirë ato që lidhen direkt me ATK-në, në fushën e teknologjisë informative dhe qasjen e bazuar në risk, ku vlerësua se ka pasur progres të mirë edhe në këto fusha.

Për më tepër, pjesë e diskutimeve ishte edhe asistenca e FMN-së për departamentin e Buxhetit në fushën e menaxhimit të investimeve publike dhe hapat e ardhëm në këtë fushë.

Me këtë rast, Fondi Monetar Ndërkombëtar u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë teknike në fushat që Ministria e Financave i konsideron me rëndësi për implementimin e reformave publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)