25 Nëntor 2017

ATK, sistemi i ri i fiskalizimit pa kosto shtesë për bizneset

Prishtinë, 21 prill - Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjitha bizneset se vizioni i ATK-së është zhvillimi dhe avancimi i çdo procesi që ka të bëjë me krijimin e lehtësirave për përmbushjen tatimore, krijimin e bazës ligjore të favorshme për të bërë biznes dhe në funksion te administrimit me te lehte të ligjeve tatimore, ofrimin e sigurisë për tatimpaguesin dhe ATK-në, sigurimin e transparencës, etj.

 Njëri nga projektet për të cilin është krijua grupi është edhe procesi i ri i fiskalizimit, ku me zhvillimin e teknologjisë janë krijuar edhe mundësitë e zhvillimit dhe avancimit të këtij procesi.

 Sa i përket këtij procesi,  jemi në fazën hartimit, plotësimit dhe ndryshimeve te bazës ligjore në të cilën do të përfshihen praktikat më të mira, më të lehta dhe më të suksesshme që janë dëshmuar.  Këtu nuk bëhet fjalë për ngarkim të tatimpaguesit me kosto shtesë, por bëhet fjalë për zhvillim, avancim dhe modernizim të sistemit fiskal.

 Reforma në sistemin e fiskalizimit të bizneseve do të ndodh për të lehtësuar kushtet e të bërit biznes.

Pajisjet fiskale do të lidhen direkt (online) gjatë gjithë kohës me serverët në ATK. Kosto shtesë nuk do të ketë për bizneset, softueri do të ofrohet nga ATK. Shërbimet do të ofrohen nga operatoret e autorizuar, të cilët do të ofrojnë mbështetje, trajnime dhe këshilla për ATK-në, si dhe tatimpaguesit në vazhdimësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2017 - Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë”. (Shtëpia e kulturës në, ora 15:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takim me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës,  Bedri Hamza për të diskutuar rreth pakos së re fiskale, raportit të Bankës Botërore, rishikim të buxhetit si dhe buxheti për vitin 2018. (Salla e konferencave Orion, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, të cilin e ndanë Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. (Sheshi 21, ora 18:30)

- Ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 19:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit "Casimir Jazz Trio". (Mitrovica Social Club në Mitrovicë, ora 19:00)