26 Prill 2024

OEK kërkon te zgjidhen problemet e transportuesve te Kosovës

Prishtinë, 20 shkurt - Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga autoritetet e Republikës se Bullgarisë qe te implementohet marrëveshja ndërshtetërore ne mes te dy vendeve për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, pasi qe një gjë e tille nga ana e Bullgarisë nuk po implementohet.

Ne letrën dërguar ambasadorit te Bullgarisë ne Kosove ,Bobi Bobev, kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu kërkon implementimin e kësaj marrëveshje ndërshtetërore ne mes te dy vendeve dhe kërkon nga ai dhe ambasadori i Kosovës ne Bullgari, Shpend Kallaba qe te ndikojnë ne institucionet e vendit fqinj qe te ndërmerren te gjitha masat për respektimin e kësaj marrëveshje.  

“Është e vërtet se dy qeveritë kane nënshkruar një marrëveshje ne ketë drejtim, mirëpo si duket ratifikimin e kësaj marrëveshje duhet ta beje Parlamenti i Bullgarisë dhe ne këtë drejtim me vite nuk ka lëvizje pozitive. Është koha kur duhet te ndërmerren hapa me konkret lobues qe ky problem vërtetë te zgjidhet “theksoi Gerxhaliu.

Mosrespektimi i marrëveshjes po krijon kosto shtesë për kompanitë kosovare dhe blerësit vendor, por njëkohësisht po pamundëson funksionalizimin e mjeteve transportuese te cilat i kane kompanitë kosovare dhe për blerjen e te cilave kane investuar mjete te mëdha financiare.

“Është koha kur duhet diplomacia kosovare dhe diplomacia bullgare e akredituar ne Kosove te përdorin autoritetet e veta dhe ky prolongim i pajustifikuar i implementimit te marrëveshjes zgjidhet sa me shpejt qe është e mundur”, ka thënë kryetari i Odes.

Gërxhaliu tha se te njëjtin problem Kosova e ka edhe Italinë, por shprehu besimin se Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve te Jashtme do te bëjnë me tepër qe te paktën ne ketë drejtim te sensibilizohen dhe hiqen këto barriera te cilat janë ngarkese e rende për ekonominë kosovare .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)