26 Prill 2024

Presidenti Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri

Vjenë, 21 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  pas vizitës në Jordani, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.

Presidenti Thaçi do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedoj për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Thaçi po ashtu do të shpreh falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Presidenti Thaçi dhe Presidenti Alexander Van der Bellen, do të diskutojnë edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi do të takojë edhe personalitete tjera të jetë politike e kulturore

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)