26 Prill 2024

Ministria e Mjedisit kërkon vazhdimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore

Prishtinë, 16 maj - Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët priti delegacionin e Bankës Botërore (BB) për Kosovë të kryesuar nga drejtori Marko Mantovanelli.

Ministri Shala, e falënderoi z.Mantovanelli për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehi gatishmërinë për projektet e përbashkëta në të ardhmen.

Në këtë fazë Bankës Botërore do t’i kërkohet vazhdimi edhe për 12 muaj i mbështetjes për Agjencionin Kadastral të Kosovës.

Ministri Shala dhe drejtori i Bankës Botërore, Mantovanelli për pjesën e mbetur të projektit të kadastrit, po ashtu u dakorduan që në të ardhmen e afërt të vazhdojnë me projektet e reja të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me verifikimit të dokumenteve kadastrale të cilat do të kthehen nga Serbia.

Mantovanelli, shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e  Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave. Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)