26 Prill 2024

KEDS: Ndërprerje vetëm në raste emergjente

Prishtinë, 1 dhjetor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka berë të ditur se është duke vepruar në përputhje të plotë me udhëzimet e ZRRE-së.

KEDS ka theksuar se ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër, dhe po e përmbushin detyrimin e tyre në ngritjen dhe përmirësimin e tij.

\"Për ta bërë këtë, ne duhet të ndërpresim furnizimin dhe ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktojmë shqetësime për konsumatorët.\"

\"Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve\", thekson KEDS.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se rrjeti është shumë i vjetër, shpesh ka ndërprerje dhe prishje emergjente që janë jashtë kontrollit tonë, në të cilat sërish ne detyrohemi të intervenojmë për t’i sanuar, në përputhje të plotë me ZRRE-së, në mënyrë që qytetarit të mos mbesin ma rrymë.

\"Ne e kuptojmë se kjo është e papërshtatshme për konsumatorët dhe po bëjmë çdo përpjekje që në këto raste ekipet të ndërhyjnë sa më shpejtë që munden.\"

\"N do të vazhdojmë të informojmë dhe të raportojmë tek institucionet publike relevante si ZRRE-ja dhe të tjerët, vazhdimisht dhe në mënyrë të detajuar në lidhje me veprimet e ardhshme emergjente që duhet të kryhen\", thekson KEDS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)