27 Prill 2024

Rritet deficiti tregtar i Shqipërisë

Tiranë, 19 prill - Në mars 2017, eksportet e mallrave nga Shqipëria arritën vlerën 23 miliardë lekë duke u rritur me 17,2% në krahasim me një vit më parë dhe me 12,9% në krahasim me muajin shkurt.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), importet e mallrave arritën vlerën 54 miliardë lekë duke u rritur me 14,6% në krahasim me një vit më parë dhe me 22,3% në krahasim me shkurtin e 2017-s.

Deficiti tregtar i këtij muaji, sipas INSTAT-it, është 31 miliardë lekë, një rritje kjo me 12,8% në krahasim me marsin e 2016-s dhe me 30,2% në krahasim me shkurtin e këtij viti.

Në tremujorin e parë, eksportet e mallrave arritën vlerën 62 miliardë lekë duke u rritur me 15,7% në krahasim me një vit më parë; kurse importet e mallrave arritën vlerën 133 miliardë lekë duke u rritur me 7,5% në krahasim me një vit më parë. Defiçiti tregtar arriti vlerën 71 miliardë lekë duke u rritur me 1,3% në krahasim me 2016-n.

Grupet, që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “materialet e ndërtimit dhe metalet” me +6 pikë përqindje, “mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike” me +5,7 pikë përqindje, si dhe “tekstilet e këpucët” me +3,7 pikë përqindje.

Grupet, që kanë ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë “lëkura dhe artikuj prej tyre” me -0,3 pikë përqindje, “produktet kimike dhe plastike” me -0,1 pikë përqindje, si dhe “prodhimet e drurit dhe letrës” me -0,1 pikë përqindje.

Rritja vjetore e importeve prej 14,6% këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,7 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me +3,1 pikë përqindje, si dhe “materiale ndërtimi e metale” me +2,2 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht vetëm grupi “prodhime druri dhe letre” me -0,1 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë, importet janë rritur me 7,5% në krahasim me një vit më parë.

Grupet, që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “produktet kimike dhe plastike” me +2,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +1,4 pikë përqindje, si dhe “makineri, pajisje e pjesë këmbimi” me 1,3 pikë përqindje.

Grupi, që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është “prodhime druri dhe letre” me -0,2 pikë përqindje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)