26 Prill 2024

Malajzia një treg dhe mundesi ekonomike e pashfrytëzuar

Prishtinë, 23 maj - Një ndër qëllimet kryesore të Odes Ekonomike të Kosovës është fokusimi në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me shumë vende të rajonit, Evropes dhe më gjërë që përmes forcimit të partneritetit të krijohen mundësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e sektorit prodhues, transferin e teknologjisë dhe mbi të gjitha përmirësimin e imazhit të Kosovës  dhe tërheqjen e investoreve të huaj.

Bashkëpunimi me Malajzinë është i një rëndesie të veçantë sepse në rend të parë nuk kemi qështje politike të hapura dhe bashkëpunimi ekonomik mund të jetë i mirëseardhur për të dyja shtetet mike.

Pozita gjeografike e Maljzisë dhe shtetet përreth janë në një ekspanzion të zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimi i mundësive që përmes Kosovës të depertojnë në tregun europian kishte me qenë një qështje me rëndesi multiplikative pozitive për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Këto fjalë i tha Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet  Gërxhaliu me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes OEK-ut dhe  Odes Ekonomike Malajziano –Shqiptare e cila është themeluar me vendime  Qeveritare nga të dyja shtetet   si ajo e Shqipërisë dhe e Malajzisë në vitin 2010 dhe e cila përfaqësohet nga z. Dritan  Xh.  Axhami – Kryetar.

Axhami theksoi se qëllimi kryesorë i këti memorandumi është ofrimi i mundësive për bashkëpunim jo vetëm në relacion Kualla Llumpur – Tiranë por të jemi të fokusuar që të ofrojmë informata bazike për Kosovën dhe mundësitë që ofron Kosova.

Në Malajzi egziston një gadishmeri dhe  vullnet për të bashkëpunuar me Kosovën dhe në këtë drejtim dua të besoj se ky memorandum do të jetë një platformë e mirë që bashkëpunimi ekonomik të shënojë rritje edhe përmes investimeve të mundëshme nga komuniteti i biznesit malajzian në Kosovë.

Mu për këtë qëllim në kuadër të Odes Ekonomike Malajziano –Shqiptare e kemi themeluar edhe departamentin për Kosovën që është një dëshmi e angazhimit tonë që të kontribojmë në sferen e politikes së jashtme të Kosovës në këtë vend përmes avancimit të bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari z. Gërxhaliu theksoi se është e rëndesishme që Oda  Ekonomike Malajziano –Shqiptare e ka përfaqesinë e vetë edhe në Indonezi dhe mesiguri përmes implementimit të këti memorandumi do të përshpejtohet edhe njohja nga ky shtet për Republiken e Kosovës dhe është shumë e rëndesishme që të bëhet zyrtarizimi  i raporteve Institucionale në mes Kosovës dhe  vendeve tjera  aziatike përmes këti partneriteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)