20 Shtator 2017

Griezmann mbetet në Atletico Madrid

Madrid, 15 qershor - Lojtari i përfaqësueses franceze Antoine Griezmann ka vazhduar kontratën e tij me Atletico Madrid dhe fanellën e ekipit do të mbajë deri në fund të qershorit 2022.

Stafi udhëheqës i Atletico Madrid, ka njoftuar se kontrata me Griezmann skadon në verën e vitit 2021 dhe se sot është nënshkruar një kontratë e re sipas të cilës Griezmann në klub do të mbetet për një vit më gjatë.

Klubi nga \"Vincente Calderon\" gjatë këtij viti nuk mund të sjellë lojtarë të ri apo të shes lojtarët e tij për shkak të dënimit të vendosur nga ana e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Vazhdimi i kontratës të Griezmann ka zvogëluar gjasat e largimit të tij vitin e ardhshëm në \"Old Trafford\", pasi ai është menduar si një nga lojtarët më të dëshirueshëm për Manchester United.

Vetë Griezmann muajin e kaluar për mediat franceze kishte deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Madridi, dhe më vonë u kërkoi falje tifozëve duke sqaruar se gabimisht është shprehur ose është keqinterpretuar nga gazetarët.

\"Që nga ardhja ime kam dhënë gjithçka për klubin dhe jam i lumtur që do të qëndroj një vit më gjatë në Atletico Madrid\", ka thënë Griezmann.

Mediat spanjolle raportojnë se me vazhdimin e kontratës Griezmann është bërë lojtari me pagën më të lartë në Atletico Madrid.

Griezmann në tre sezonet e kaluara me fanellën e Atletico Madrid ka luajtur 160 ndeshje dhe shënoi 83 gola. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017 - Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)